Basha: Rama ktheu vendin në moçal varfërie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Pukë, deklaroi se “organizata e strukturuar kriminale e Rilindjes e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja”.

Duke e cilësuar Parlamentin si “landfillin e Republikës”, Basha tha se çdo vendim i marrë prej tij është kundër interesit publik: “Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm me një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama”.

Lulzim Basha shtoi se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës: “Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2