Denoncimi i PD në Durrës: Pushteti lokal nuk u shërben qytetarëve, por vetëm abuzon

Partia Demokratike denoncon pushtetin lokal në Durrës, se e ka kthyer qytetin në një grumbull të madh mbeturinash.

Kryetari i degës së kësaj partie në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, thotë se do të ketë kallëzim penal, jo vetëm për mos ofrimin e shërbimeve për qytetarët, por edhe ndërhyrjet në rrugë në mes të sezonin turistik.

“Jemi në pikun e sezonit turistik dhe Durrësi nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje. Një qytet, ku në çdo zonë, shikon se nuk pastrohet. Në shëtitoren “Taulantja” mbetjet e ngurta hidhen në det. Po përgatisim dosjen për kallëzim penal. Në bulevardin kryesor të qytetit ndërhyhet në mesin e sezonit. Në 10 vitete e fundit është ndërhyrë mbi 3 herë në rrugën kryesore të plazhit. Ndërhyrjet bëhen për të abuzuar dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Xhaferraj.

Shkarkoni aplikacionin e A2