Gjykata shfuqizon qeverinë, jo zgjerim të sipërfaqes së parkut. Guroret vijojnë punën – A2

Gjykata shfuqizon qeverinë, jo zgjerim të sipërfaqes së parkut. Guroret vijojnë punën

Gjykata Administrative e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e qeverisë për ndryshimin e hapësirës territoriale të shpalljes së Malit të Tomorrit si pasuri kombëtare, duke lejuar kështu aktivitetin privat të guroreve të operojnë në atë zonë.

Ky vendim ngriti në protestë banorët e Beratit, ndërsa me ta u bashkua dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. 

“Me disa truke ligjore dhe disa truke të procedurës duan të vazhdojnë të mbrojnë interesat e një komuniteti në Malin e Tomorit që kanë 20 vite që e shkatërrojnë atë pasuri të përbashkët”, tha Klosi.

4 gjyqtarët Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve, i cili pritet të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2