Inter apo Juve? Lukaku zgjedh gjigantët e basketbollit

Ndërkohë që Juve dhe Inter po e presin me padurim, Romelu Lukaku nuk e ka me nxitim dhe në rrjetet sociale ka bërë shaka duke zbuluar se në fakt është transferuar te Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më të famshme të basketbollit amerikan.

Sulmuesi belg ka postuar në Twitter një foto me fanelën e Lakers me numrin 34 të Shaquille O’Neal.

Menjëherë, edhe Lakers ka shkruar nëse Lukaku e konfirmon këtë transferim, me belgun që u përgjigj kështu: “Jam gati të marr pasimet e LeBron James në kundërsulm, edhe pse disa thonë që jam i ngadaltë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2