Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Interi s’do vetëm sulmues, mes Rakitic e Strootman për mesfushën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 12:35 | Futboll
Interi s’do vetëm sulmues, mes Rakitic e Strootman për

Me pistat Lukaku e Dzeko drejt dështimit, Interi duhet të gjejë të tjera alternativa për fazën sulmuese për të plotësuar kërkesat e vendosura nga trajneri i ri Conte.

Por gushti do të jetë një muaj i nxehtë në merkaton e zikaltravëe, të cilëve do t’u duhet të afrojnë edhe lojtarë në mesfushë. Largimi i Nainggolan është i sigurt, ndoshta drejt Cagliarit, po ashtu mund të largohet edhe një mes Borja Valero e Joao Mario.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit zikaltër janë vënë menjëherë në lëvizjes dhe emrat e parë që kanë dalë janë ata të kroatit Rakitic e holandezit Strootman. Për të parin situata duket e komplikuar, ndërsa sa i përket ish-lojtarit të Romës një kthim për të në Itali është mjaft i mundshëm.

Të paktën sipas mediave italiane, Interi mund ta transferojë holandezin për më pak se 20 milionë euro nga Marseille.

A2 CNN Livestream

Dita jonë