Isa Mustafa, edhe 4 vite në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Isa Mustafa do të jetë në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për katër vite.

Zyrtarizimi erdhi në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të kësaj partie, ku Mustafa mori besimin e shumicës së delegatëve. Kundër tij garonte Fatmir Sejdiu.

Pavarësisht se disa anëtarë u larguan nga salla në shenjë pakënaqësie, kryetari i LDK-së tha se procesi ishte krejtësisht demokratik.

Mustafa foli edhe për situatën aktuale në skenën politike të Kosovës dhe konfirmoi qëndrimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

Ai u shpreh me bindje se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat