Kina tregon “muskujt”. Video me raketat e saj dhe dhomën e kontrollit të tyre

Një video propagandistike e publikuar nga Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës i ka treguar publikut për herë të parë dhomën sekrete të kontrollit të raketave.

Në video shihen një grup ushtarësh që diskutojnë strategjitë, bëjnë telefonata dhe punojnë në kompjuter brenda zyrës.

Aty shikohet edhe një nga predhat Dongfeng-41 ose DF-41, që mendohet se ka shtrirjen më të madhe në botë dhe mund të arrijë deri në Londër.

Shkarkoni aplikacionin e A2