Lenjani dhe Kasami i japin fitoren e parë Sionit

Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami i kanë dhënë fitoren e parë Sionit në kampionatin zviceran të futbollit.

Futbollisti nga Gjilani dhe ai nga Struga shënuan 3 golat e ekipit të tyre, që në dy ndeshjet e para kishte një humbje dhe një barazim.

Lenjani shënoi në minutën e 8 të ndeshjes, ndërsa Kasami shënoi dy herë brenda 3 minutave (81’-83’) për të vulosur në 3-1 rezultatin e takimit ndaj Zyrihut.

Shkarkoni aplikacionin e A2