Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lutje apo lojë? Fushë mini-golfi në katedrale

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 13:54 | Futboll
Lutje apo lojë? Fushë mini-golfi në katedrale

Në Angli kanë gjetur mënyrën për ta bërë fenë edhe më interesante. Në Katedralen e Roçesterit, stolat u hoqën për t’i lënë vendin një fushe mini-golfi.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Kent. Edhe pse loja për të gjitha moshat ishte pa pagesë, reagimi i banorëve ishte i përzier, sepse përpos atyre që e pëlqyen ndryshimin, nuk munguan zërat e besimtarëve të shqetësuar.

Fusha e golfit, e cila përbëhet nga 9 gropa, është e strukturuar në bazë të modeleve të urave më të famshme të Anglisë.

https://www.youtube.com/watch?v=SvB8t4WczrA

Synimi është që përmes argëtimit, brezat e rinj të njihen arkitekturën e veprave më të famshme në vend, por edhe të mësojnë të krijojnë ura bashkëpunimi në komunitet. Pista e mini-golfit u hap më 1 gusht dhe do të qëndrojë në Katedrale deri më datën 1 shtator.

A2 CNN Livestream

Dita jonë