Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta, mesazh “të paanshmëve”: Pse doni të dështoni çeljen e negociatave?

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 09:18 | Politikë
Meta, mesazh “të paanshmëve”: Pse doni të

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një tjetër mesazh, këtë herë drejtuar ndërkombëtarëve. Nga Prevalla, teksa ecën mes gurëve në rrjedhën e lumit, Meta u drejton një pyetje të gjithë atyre që ai i cilëson si të “paanshëm””.

“Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?-shkruan Meta në mesazhin e tij.

Reagimi i Presidentit vjen një ditë pas deklaratave të zëvendësndimës sekretarit amerikan të Shtetit, Palmer, i cili në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë, por mbështesin sundimi e ligjit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë