Moody’s dhe S&P japin notën: B+ për Shqipërinë, risqe të shumta në horizont – A2

Moody’s dhe S&P japin notën: B+ për Shqipërinë, risqe të shumta në horizont

POPULLSIA TIRANA.duplicate frame 110 1100x620
Video

Pavarësisht uljes së borxhit publik dhe daljes në tregjet ndërkombëtare përmes eurobondit, agjencitë e vlerësimit Moody’s dhe Standard and Poor’s kanë vendosur të mbajnë të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë në B1 dhe B+.

Kjo notë përcakton aftësinë e vendit për të ripaguar borxhin dhe dy agjencitë shohin shumë rreziqe për të ardhmen. Së pari, Moody’s vlerëson se rënia e borxhit ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros dhe përsëri mbetet më i lartë se vendet e tjera të vlerësuar me këtë notë.

Agjencitë shohin projektet PPP si një rrezik madhor, me një vlerë që mund të kapë 45% të GDP-së, ndërsa theksojnë se detyrimet e prapambetura janë në rritje.
Për të marrë një notë më të mirë, agjencitë kërkojnë reforma të thella në administratë me synim uljen e korrupsionit dhe vijimin e trajektores rënëse të borxhit.

Por, gjithashtu i mundshëm është edhe përkeqësimi i notës, që do të vinte nga ndikimi i krizës politike në klimën e biznesit, ndjekja e politikave fiskale të rrezikshme dhe kriza në vendet partnere, që do të sillnin më pak eksporte dhe investime të huaja direkte.

  • LAJMI I FUNDIT | Policia dhe Prokuroria, në konferencë të përbashkët për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Policia: 115 të arrestuar për lojërat e fatit në të gjithë vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Policia dhe Prokuroria, në konferencë të përbashkët për shtyp