Pas pushimeve, rusët përleshen me njëri-tjetrin në avion

Një sherr i madh ka nisur mes disa turistëve rusë pak minuta përpara se të nisej avioni që do t’i çonte nga Stambolli në shtëpitë e tyre.

Tre prej tyre u zbritën nga avioni pasi u akuzuan për huliganizëm nga autoritetet turke.

Për shkak të sherrit, nisja e avionit u shty me 45 minuta.

Sipas dëshmitarëve, ishte një grua e cila nisi të qëllonte e para me grushta, ndërkohë që një burrë e goditi me shuplakë.

Arsyet e sherrit mes rusëve ende nuk dihen.

Shkarkoni aplikacionin e A2