Ristani kundër Bashës: Rruga e bojkotit, e përjashtuar si zgjidhje

Arben Ristani, me anë të një postimi në Facebook, thotë hapur se opozita duhet të mendojë për gjetjen e zgjidhjes për krizën, duke përjashtuar bojkotin si zgjidhje të mundshme.

“Duhet të përqendrohemi të gjithë te gjetja e zgjidhjes për krizën e rëndë që po kalojmë. Rama bën çdo ditë veprime kundër interesit publik, çdo ditë vjedh dhe zhvat pasuritë e shqiptarëve, çdo ditë tallet me varfërinë e tyre, por këtë tashmë s’ka shqiptar që nuk e di. Le të themi se faza e denoncimit dhe beteja që shqiptarët dhe ndërkombëtarët ta njohin se kush është dhe çfarë bën, e realizoi qëllimin”, shkruan ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Sipas tij, është kohë e humbur të vijohet me denoncimet: “Çdo energji e tepërt e harxhuar për ta denoncuar të keqen publikisht, është energji e çuar dëm. Duhen përqendruar forcat dhe mendja te gjetja e rrugës që na çon te zgjidhja, dakordësimi gjithëpërfshirës për rrugën e gjetur, qartësi për etapat dhe rolet, përqendrim dhe besim”.

Në fund, Ristani thekson se rruga e bojkotit duhet përjashtuar: “Rruga e bojkotit dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin, tashmë është e përjashtuar si zgjidhje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2