“Vera” ndikon në valutë, euro bie në kuotën e 121.3 lekëve – A2

“Vera” ndikon në valutë, euro bie në kuotën e 121.3 lekëve

Me kulmin e sezonit veror, kanë mbërritur edhe efektet në kursin e këmbimit valutor. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të gjitha valutat kryesore në vend, janë zhvlerësuar gjatë javës së fundit.

Euro ndodhet në kuotën e 121.3 lekëve, pasi ka humbur 0.37 pikë ndaj lekut këtë javë. Gjatë muajve të verës, në vendin tonë hyjnë mbi 1 miliard euro nga turistët që prishin kështu balancat midis kërkesës dhe ofertës, duke ulur vlerën e valutës europiane. Pritshmëritë janë për një rënie të mëtejshme javët në vijim, nën nivelin e 121 lekëve.

Dollari ka qenë më pak i prekur nga presionet tkurrëse në tregun e këmbimit, për shkak edhe të ecurisë së mirë në tregjet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, paundi britanik ka shfaqur rënien më të madhe me plot 2.3 pikë, për shkak të rritjes së pasigurive mbi Brexit dhe tkurrjes së parashikimit për rritjen ekonomike.

Shkarkoni aplikacionin e A2