Zgjedhjet në Kosovë, Veseli cakton të hënën seancë për shpërndarjen e Parlamentit

Të hënën, Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet duke i hapur zyrtarisht rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Njoftimi erdhi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thirrur mbajtjen e një seance plenare. Megjithatë, një komunikatë paksa kontroverse ka ardhur nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai, përmes një shkrese zyrtare, dërguar Kadri Veselit, kërkon zyrtarisht propozimin e një kandidati të ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së re.

Ky vendim është kritikuar gjerësisht nga partitë opozitare, të cilat bëjnë thirrje për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare.

Shkarkoni aplikacionin e A2