Zgjerimi i Tomorrit, PD: Lejet e guroreve janë miratuar nga qeveria

Të turpshme dhe tallëse e cilësoi daljen publike të ministrit Blendi Klosi kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Sipas këtij të fundit, protesta e ministrit Klosi për vendimin e gjykatës është një shfaqje e organizuar me militantë. Malltezi thotë se VKM-ja për zgjerimin e parkut të Tomorrit një vit më parë është miratuar pa ndjekur asnjë procedurë dhe lejet për zhvillimin e aktivitetit të guroreve jane dhënë dhe rinovuar herë pas here nga qeveria “Rama”, arsye se përse, sipas tij, bizneset fituan gjyqin me qeverinë.

Malltezi aludon se qëllimi i vërtetë i qeverisë nuk ka qenë zgjerimi i Parkut të Tomorrit. Nëse kjo e fundit kishte vërtetë qëllim zgjerimin e tij, sipas Malltezit, duhet të anulonte lejet dhe licencat e lëshuara nga socialistët, të hapte proces konsultimi publik sipas ligjit dhe ndryshimin e përdorimit të tokës ta kalojë në Këshillin Kombëtar të Territorit, siç e kërkon ligji.

Shkarkoni aplikacionin e A2