Zjarr masiv në Shijak si pasojë e djegies së plehrave

Një zjarr masiv ka rënë pranë fshatit Sallmone në Shijak, duke shkaktuar ndotje në gjithë zonën përreth.

Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në mbetje urbane që ndodheshin buzë rrjedhës së Lumit Erzen, ndërsa është përhapur me shpejtësi edhe në shkurre.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme të mëdha, ndërsa siç duket edhe nga pamjet, ndotja që eshtë përhapur në banesa dhe në gjithë zonën përreth është e konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritun forcat zjarrfikëse të cilat kanë lokalizuar vatrën e zjarrit dhe më pas kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2