Aksident me 6 të plagosur pranë qytetit të Lushnjes

Një aksident rrugor ka ndodhur të dielën pranë qytetit të Lushnjes, pranë vendit të quajtur “Rotondo e Karbunarës”.

Makina tip “Benz” u përplas me një “Fiat” dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shkarkoni aplikacionin e A2