Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Alarmi në Groenlandë, 10 miliardë tonë akull shkrijnë për 24 orë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 16:02 | Aktualitet

Regjisori dhe producenti i dokumentarëve, Caspar Haarloev ka realizuar më 1 gusht disa video në Groenlandë, duke regjistruar atë që e konsideron shkrirjen në nivel rekord të akullit.

Sipas tij, gjithçka vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale. Me temperatura historike, të larta deri në 22 gradë Celsius, shkencëtarët nga Instituti Meteorologjik në Danimarkë thonë se shkrirja e akullit në Groenlandë, brenda një muaji, nga fillimi deri në fund të korrikut, arriti në 197 giga-tonë, që përkthehet në 10 miliardë tonë në 24 orë.

“Ka qenë jashtëzakonisht e mahnitshme të eksplorosh këtë fenomen kaq të madh dhe misterioz. I gjithë ky akull shkrihet si një monstër që fle gjumë. Askujt nuk i është bërë vonë për të, derisa filloi të shkrijë. Ndërsa tani të gjithë e kanë me merak dhe kjo për një arsye vërtet të mirë”, tha regjistori Harlov.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë