Arbitri bën shenjën e VAR-it dhe jep 11-metërsh… në një turne ku nuk ka VAR

Bolivia na sjell një nga ngjarjet më të veçanta që kanë lidhje me VAR-in.

Raúl Orosco, arbitri i ndeshjes mes Always Ready dhe Bolivar, e vlefshme për kampionatin bolivian të futbollit, dha një 11-metërsh pasi bëri me duar shenjën e VAR-it. Problemi qëndron se në Bolivi ende nuk ka nisur përdorimi i VAR-it për të korrigjuar episodet e dyshimta.

Ishte minuta e 95 e ndeshjes kur pas një krosimi në zonën e Bolivarit, vendasit kërkuan penallti. Pas protestave të shumta, arbitri shkoi në vijën anësore për t’u konsultuar me gjyqtarin anësor dhe pas disa minutave bëri shenjën e VAR-it dhe akordoi 11-metërshin.

Stafi dhe lojtarët e Bolivarit nisën protestat, por për fatin e tyre penalltia nuk u realizua. Menjëherë pasi mbaroi ndeshja nisi një sherr masiv në fushë mes futbollistëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2