Balaj e nis me këmbë të mbarë aventurën në Austri

I janë dashur vetëm 10 ditë nga prezantimi sulmuesit Bekim Balaj për të gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e tij të ri të Sturm Grazit.

Shtatlarti shkodran shënoi në minutën e 5-të të takimit në transfertën e vështirë kundër Wolfsberger duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.

Balaj kaloi me parametra zero në ekipin austriak dhe nënshkroi një kontratë dy vjeçare, pas aventurës së tij të fundit në Rusi.

Shkarkoni aplikacionin e A2