Basha akuzon Kryeministrin Rama se po godet bizneset e vogla – A2

Basha akuzon Kryeministrin Rama se po godet bizneset e vogla

Untitled collage 20 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi nga Belshi kryeministrin Edi Rama për aksionin që qeveria ka nisur ditët e fundit në luftën kundër informalitetit. Sipas Bashës, dhuna ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Basha gjatë takimit me strukturat e partisë së tij në Belsh.

Më tej lideri i opozitës u shpreh se dhe pas 30 qershorit, Edi Rama ka vijuar me tenderat korruptive që sipat tij janë aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i kryeministri.

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e këshilltarit kroat të Edi Rames dhe paratë do të ndahen me familjarët e kryeministrit”, shtoi Lulzim Basha