Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: PD-ja i fiton zgjedhjet e lira kurdo që të mbahen

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 11:25 | Politikë
Basha: PD-ja i fiton zgjedhjet e lira kurdo që të mbahen

Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato.

Kreu i PD-së theksoi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës dhe kundër “bandës së Rilindjes në pushtet”.

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurajo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD-në dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme, kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor thirrjen kombëtare “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga viti 1992”, deklaroi Basha.

“Më 30 qershor, Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim”, shtoi Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli