Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

City ul me këmbë në Tokë Kampionët e Evropës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 18:28 | Futboll

Manchester City përfundimisht është një kockë e fortë për Kampionët e Evropës të Liverpool.

“Qytetarët” i kanë rrëmbyer një tjetër trofe “Të kuqve” dhe bëhet fjalë pikërisht për Superkupën e Anglisë ose siç njihet ndryshe në ishull me emrin FA Community Shield.

U desh gjuajtja e penalltive për të caktuar fituesin e trofeut të parë mes dy ekipeve britanike pasi koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Ndeshja ishte e fortë ashtu siç pritej, me Manchester City që kaloi i pari në avantazh me Sterling në minutën e 12 të takimit. Pjesa e parë foli e gjitha për City-n, i cili pati edhe disa raste të tjera për shënim por që lojtarëve të saj iu mungoi saktësia para portës.

Liverpool u zgjua në pjesën e dytë të takimit duke sulmuar disa herë portën e Manchester City, por duhet thënë që edhe fati iu mungoi. Dy herë u godit shtylla e portës së mbrojtur nga Bravo përpara se të vinte goli i barazimit në minutën e 77 të takimit me Matip.

Pas përfundimit të kohës së rregullt të dy ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë ku Manchester City nuk humbi asnjë nga goditjes, ndërsa Liverpool u tradhtua nga holandezi Wijnaldum i cili i dhuroi kundërshtarëve dhe trofeun e Superkupës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë