Dua Lipa me mesazh patriotik: Ndonjëherë duhet të tregosh sa shqiptar je – A2

Dua Lipa me mesazh patriotik: Ndonjëherë duhet të tregosh sa shqiptar je

Untitled collage 21 1100x620

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka postuar në rrjetet e sociale foto dhe video nga nata e dytë e Festivalit Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë duke kërcyer vallen e Rugovës.

Këngëtarja shfaqet me një flamur të madh shqiptar në shpatulla, por ajo që të bën më shumë përshtypje është mesazhi që i ka ngjitur fotos.

“Disa netë ti duhet vetëm të ngrihesh në këmbë për t’iu treguar njerëzve se sa shqiptare je në të vërtetë” shkruan këngëtarja me famë botërore në Instagram.