Fabrika nuk pagoi akcizën, bllokohen 500 mijë litra birrë në Kashar

Një vlerë prej 17.6 milionë lekësh akcizë të papaguar ishte shkaku i kontrollit në njërën prej fabrikave në Kashar, ku doganat bllokuan 500 mijë litra birrë. Vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paralajmëroi ashpërsimin e masave, në rastet e mospagesave të detyrimeve të privatëve ndaj shtetit.

“Çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të mëdhatë deri te më të voglat. Plani operacional do të vazhdojë dhe do të jetë i përpiktë në raportim në muajin gusht pothuajsë njësoj si në muajin korrik”, tha ministrja Denaj.

Specialistët thonë se aksioni nis me subjektet e mëdha. Përgjatë muajit korrik janë kontrolluar 1,933 subjekte, ku u konstatuan 803 shkelje të legjislacionit tatimor, ku 108 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, ndërsa 195 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, në rastin e parë të kontrollit.

Shkarkoni aplikacionin e A2