Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Foto/ Zjarri djeg kabinën e pushuesve në Gjirin e Lalzit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 16:16 | Kronikë

Një kabinë për pushuesit mbeti e djegur mesditën e së dielës në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.

Kabina prej druri mori flakë menjëherë dhe dëmet brenda saj ishin shumë të mëdha. Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit në kabinë, por erërat në zonë dhe temperaturat e larta bënë që zjarri të përhapej me shpejtësi duke e shkatërruar totalisht kabinën.

Forcat zjarrfikëse në vendngjarja bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë