Inter mund Tottenham në miqësore.. pas gjuajtjes së penalltive

Inter ka fituar miqësoren e radhës të luksit përballë Tottenham që u zhvillua në kuadër të International Champions Cup. Ndeshja u luajt në stadiumin e ri të Tottenham, i cili zhvilloi testin e fundit përpara nisjes së Premier League.

Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin 1-1 me gola të shënuar nga Lucas në minutën e 3 të takimit dhe Sensi në minutën e 36.

Pjesa e dytë kaloi pa ndonjë rast për t’u shënuar me të dyja ekipet që shfrytëzuan këtë ndeshje për të provuar dhe lojtarët e rinj që kanë në organikë.

Nga pika e bardhë e penalltive, vendasit e Tottenham gabuan dy herë kundrejt një here që gabuan miqtë italian të cilët fituan kështu këtë miqësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2