Kombëtarja U-18 e basketbollit, medalje bronzi në Europianin e Andorrës

Basketbolli i meshkujve vijon të shënojë rritje vit pas viti për Kombëtaren Shqiptare.

Kësaj radhe suksesi i takoi ekipit të të rinjve të U-18 të cilët u renditën në vendin e tretë në Kampionatin Europian të Basketbollit që u zhvillua në Andorra për Divizionin C.

Djemtë kuqezi të basketbollit mundën në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt ekipin e San Marinos 66-58 duke sjellë në shtëpi medaljen e bronzit.

Shkarkoni aplikacionin e A2