Makina përplas këmbësorin, humb jetën 56-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Durrës. Një person ka humbur jetën rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa.

Policia njofton se shtetasi me inicialet A.Zh., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç, dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nuk dihen ende detaje rreth aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2