Marc Marquez nuk ndalet, fiton garën e 6-të për këtë sezon

Vijon seria e fitoreve për Marc Marquez. Piloti spanjoll fitoi dhe garën e Republikës Çeke, e 6-ta për këtë sezon, duke thelluar dominimin në krye të renditjes së Botërorit të Moto GP.

Kjo garë foli totalisht për Marquez, i cili e preu shiritin e finishit i pari duke lënë pas tij Dukatit e Dovizioso dhe Millner. “Doktor” Rossi nuk iu afrua fare luftës për podiumin në këtë garë duke u renditur i 6-i.

Gara e Moto GP në Çeki filloi me rreth 40 minuta vonesë për shkak të rrebeshit që përfshiu zonën shumë pak minuta pas përfundimit të çmimit të Moto2. Ishte ky motivi që komisarët e pistës vendosën të shtyjnë nisjen deri në tharjen e pistës.

Tashmë që kanë mbetur dhe 9 gara nga përfundimi i Botërorit, Marc Marquez është i pari në renditje me 63 pikë më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2