Moti në Evropë/ I nxehtë përvëlues në jug, me stuhi pjesa tjetër

Rikthehet i nxehti përvëlues në Evropë, ku përveç Portugalisë, Spanjës dhe Francës, kjo valë nxehtësie do të shtrihet nga Ishujt Kanarie në brigjet e Detit të Zi dhe nga shketëtirat e Afrikës Qendrore deri lart në zonën e Alpeve të Europës.

Parashikohet që periudha 6-15 gusht të shënojë temperatura shumë të larta, edhe mbi 40°C në disa qytete të Evropës Jugore, duke i përballur sërish qytetarët evropianë me të nxehtin përvëlues dhe kushtet e thatësirës.

Ndërsa moti i kthjellët dhe i nxehtë do të përfshijë jugun e kontinentit, një tjetër tablo sinoptike përshkruan motin në Perëndim dhe zonat Qendrore të Evropës, ku kryefjalët e motit do të jenë: stuhitë e forta, reshjet intensive dhe përmbytjet e mundshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2