Policia Kufitare e Vlorës i shpëton jetën turistit italian

Policia Kufitare në Vlorë dhe forcat “Delta” i erdhën në ndihmë një turisti italian në zonën e Karaburunit i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Turisti italian ndodhej në një anije turistike në zonën e Shënvasilit në Karaburun dhe është ndjerë keq, për këtë arsye kapiteni i anijes telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin.

Në ndihmë të turistit italian E.U 59 vjeç ka shkuar një mjet lundrues i forcave “Delta” dhe më pas është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Vlorës.

Turisti italian, pas ndihmës së parë mjekësore, kaloi rrezikun për jetën dhe ndodhet  në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2