Presidenti Meta poston poezinë e Hamit Aliajt: Krimbat u bënë flutura

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi për ditëlindje poetin e njohur, Hamit Aliaj përmes një postimi në Facebook.

Dhe për ta bërë këtë urim, kreu i Shtetit zgjodhi një poezi të poetit Aliaj, e cila sipas tij është më e bukura.

Postimi i Presidentit Meta

“Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura”

Histori

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët,
Asnjë nuk u kthye i gjallë!
Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:
“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!
Ohohhoo, more hej!

Shkarkoni aplikacionin e A2