Rishfaqet Zonja e Parë e Sirisë: Fitova betejën me kancerin

Lajmi për sëmundjen e saj nuk ishte përfolur në media, por Zonja e Parë e Sirisë ka zgjedhur të flasë vetë, duke bërë të ditur se pas një lufte të vështirë, tashmë është tërësisht e rekuperuar nga një tumor në gji.

Përmes televizionit publik sirian, Asma Al Assad iu adresua popullit duke i informuar se nga gushti i vitit 2018 nuk është shfaqur në media pasi po luftonte me sëmundjen që mund t’i merrte jetën.

“Lufta ime me kancerin përfundoi. Dhimbja, trishtimi, negativiteti morën fund dhe tashmë jam fokusuar veç tek aspektet pozitive të jetës”, tha Zonja e Parë siriane. 

Pjesë e intervistës së shfaqur në televizionin sirian ishte edhe një dokumentar, me pamjet e Zonjës së Parë në një spital të Damaskut, ku Presidenti Bashar Al Assad shfaqet në krah të saj.  

“Ai është partneri im në jetë dhe pavarësisht se ju mund të surprizoheni, për mua kanceri ishte një udhëtim. Sigurisht që Bashar ishte me mua përgjatë gjithë kësaj rruge”, tha Asma. 

Ndryshe nga pamjet ndër vite në krah të Presidentit sirian Al Assad, në këtë intervistë Zonja e Parë shfaqej tërësisht e ndryshuar. 43-vjeçarja po kalon periudhën e rekuperimit në pallatin presidencial në Damask.

Shumë shpejt pritet që Asma Al Assad t’i rikthehet jetës dhe impenjimeve publike, me organizatat e bamirësisë që drejton.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat