Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusi, opozita sërish në shesh. Policia arreston 700 persona

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 14:08 | Bota
Rusi, opozita sërish në shesh. Policia arreston 700 persona

Policia ruse arrestoi rreth 700 protestues pas demonstratës së të shtunës në Moskë.

Opozita ruse doli sërish të shtunën në shesh, me thirrjen edhe një herë për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta lokale në muajin shtator, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, sipas së cilës protesta ishte organizuar pa lejen e autoriteteve shtetërore ruse. 

Organizatat joqeveritare thanë se të arrestuar janë mbi 800, por policia, përmes një njoftimi zyrtar, tha se janë arrestuar 600 protestues. Që përpara nisjes së protestës së dytë opozitare, policia kishte zbarkuar në rrugët kryesore, kishte vendosur barriera metalike, ndërsa në gadishmëri qëndronin autobusë bosh, që më pas u përdorën për shoqërimin e të ndaluarve.

Policia detyroi edhe bizneset private të mbylleshin të shtunën, ndërsa ndërpreu sinjalin për telefonat celularë dhe internetin në qendër të Moskës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë