“Shpërthen” Guri, dy gola në fitoren e Ostendes

Sindrit Guri shënoi dy gola në kampionatin belg, për t’i dhënë fitoren Ostendes ndaj Cercle Brugge.

Sulmuesi shkodran ishte protagonist edhe në golin e tretë të suksesit 3-1 të ekipit të tij në javën e dytë të kampionatit.

25-vjeçari shënoi një gol me kokë në minutën e 35 dhe një tjetër me një diagonale që mposhti portierin kundërshtar në fund të saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2