Strategji në box-e, Hamilton fiton garën 3 xhiro para fundit – A2

Strategji në box-e, Hamilton fiton garën 3 xhiro para fundit

Provë force për Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, i cili mund Max Verstappen dhe rikthehet te fitorja pas garës për t’u harruar në Hockenheim.

Një fitore e ndërtuar në boxe kjo për anglezin e Mercedez që e parakaloi holandezin Verstappen vetëm në 3 xhirot e fundit para përfundimit të garës.

Vendi i tretë në garën e Hungarisë shkoi për ferraristin Vettel që ia doli të fitonte duelin me shokun e skuadrës së tij LeClerc.

Shkarkoni aplikacionin e A2