Vasili: 13 Tetori, zgjidhja e vetme

Petrit Vasili i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit si “faqe e zezë në historinë e Shqipërisë”.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, 13 Tetori, data e propozuar nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet, është rruga e shpëtimit të vendit.

“Zgjedhjet ne 13 tetor janë zgjidhja e vetme, shpëtimi i vetëm dhe askush që do Shqipërinë nuk mund dhe nuk i lejohet që t’i shmanget kësaj rruge që shpëton shqiptarët nga skamja ekonomike dhe izolimi shkatërrimtar”, shkruan Vasili në Facebook.

Duke iu referuar mbledhjes së djeshme të KQZ-së, Vasili u shpreh: “KQZ-ja rilindase, si një kamikaze e vërtetë rrëzon dekretet e Presidentit dhe bojkoton edhe detyrën e ngarkuar me ligj për të organizuar zgjedhjet, bile KQZ rilindase bojkoton marrëzisht edhe veten duke mos marrë pjesë në mbledhjet e saj, ku ka detyrim të jetë e të shprehë qëndrimin e saj për kërkesën e opozitës që KQZ të kryejë detyrën për organizimin e zgjedhjeve në 13 tetor. Arsyeja e vetme që KQZ bojkoton është se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka garë të vërtetë, por kërkon e zhvillon vetëm votime ku konkurron me vetveten, voton po vetë, numëron vetë dhe shpall rezultatet vetë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2