Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vasili: Zgjedhje të tjera për shqiptarët që bojkotuan 30 Qershorin

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 12:26 | Politikë
Vasili: Zgjedhje të tjera për shqiptarët që bojkotuan 30

LSI thotë se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve në përputhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Një ditë pas dështimit të mbledhjes së KQZ-së, Petrit Vasili bëri një apel tjetër për zgjedhje në 13 Tetor. 

“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme, në datën e ligjshme, në përputhje me atë që Kushtetuta e vendit, në përputhje me dekretin e Presidentit, ka vendosur. Kjo është e vetmja përgjigje që mund t’i japim Evropës përpara datës jetike 18 tetor, kur vendimi për vendin është nëse do të ecë përpara drejt Evropës, ose të kthehet në kohët e zeza të para viteve ’90. Duhet realizuar kjo sfidë me çdo kusht”, tha Vasili.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani