Vjen fitorja e parë për Mick Schumacher

Mick Schumacher, djali i legjendarit Michael Schumacher, ka arritur fitoren e tij të parë në Formula 2.

Gjermani nisej nga “pole position” në Hungari dhe 19-vjeçari arriti që të ruante vendin e parë deri në fund të garës, vetëm një javë pasi bëri një xhiro në pistën e Hokenhajmit me Ferrarin F2004 të babait të tij.

E ardhmja e Mick Schumacher është në Formula 1 dhe ka zëra se herët a vonë do të jetë pilot i Alfa Romeo Sauber.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN