Zaptimi i plazheve, Rama paralajmëron ligj të ri për vijën bregdetare

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ligj të ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare.

Sipas Ramës, pushtimi i plazheve publike dhe ajo që ai quan “rrumpalla” në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi, nga njësitë vendore, duhet të marrë fund.

“Beteja e Policisë së Shtetit dhe Inspektorateve Qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton. Në vjeshtë, në Kuvend, ligji i ri pēr mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.  Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan kryeministri Rama në një status në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2