Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksioni kundër informalitetit, Tabaku: Propaganda e radhës

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 19:13 | Politikë
Aksioni kundër informalitetit, Tabaku: Propaganda e radhës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideroi aksionin kundër informalitetit si propagandën e radhës së Edi Ramës.

“Ka disa ditë që Rama dhe shpura qeveritare është angazhuar në një tjetër sulm në favor të oligarkëve të cilën po mundohen ta shesin si betejë “për të vendosur ligjin". E gjithë kjo skenë ku polici hiqet si punonjës i tatimeve, ku njësitë e policisë shkojnë në biznese, janë tregues të një shfaqjeje të stërparë që përpiqet të bëjë kurban sa biznesin aq edhe ndonjë drejtor pa peshë politike, që vjedhja qeveritaro-oligarkike dhe mosmbledhja e të ardhurave të justifikohet. Kuptohet që në kushtet e sotme politike, me një rilindas kyç, Vangjush Dako, në listën e personave non grata në SHBA apo dhe me skemat mafioze të blerjes së votave të njohura botërisht një aksion i tillë bëhet për të hequr vëmendjen. Aq më tepër kur në fund të pjesës së parë të aksionit ministrja e re në detyrë zbulon një fakt që PD ka kohë që e denoncon, 40% e bizneseve operojnë në kushte informaliteti. Kush është përgjegjës për këtë? Promotorja e vërtetë e informalitetit është qeveria”, shkruan Tabaku në Facebook.

“Faktet janë kokëforta, nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri më sot taksat janë rritur kumulativisht me 2.2 miliardë euro, por të ardhurat në buxhet nuk kanë mundur të kalojnë kufirin e vendosur 6 vjet më parë nga aplikimi i taksës së sheshtë. Përpos taksave të larta problem që shtyn informalietin janë dhe politikat e njëanshme fiskale. Kjo qeveri favorizon oligarkët klientët e saj dhe godet të tjerët. Këtë fakt nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, përkundrazi e thonë të gjitha raportet serioze perëndimore që merren me klimën e bizneseve. Raporti i DASH argumenton se bizneset as qëthërriten në konsultime por ato gjenden përballë taksave të vendosura nga ana e qeverisë. Kjo e fundit u jep lehtësi fiskale për qoka bizneseve të caktuara. Raporti i Doing Business e përcakton Shqipërinë si një ndër vendet me taksat më të larta. E për ta mbyllur DASH para tre javësh deklaron Shqipëria është vendi me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Ndërkohë sipas të dhënave nga burime zyrtare janë mbi 50 biznese në ditë që mbyllen, ndërkohë shumë të tjera operojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale”, shton Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani