Aksioni tek turizmi. Ekspertët, skeptikë për zbatimin në kulmin e sezonit

Ekperti për turizmin, Besnik Vathi, e konsideron të gabuar aksionin e qeverisë kundër informalitetit në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tij, goditja ndaj evazionit fiskal nuk duhet parë si një plan i përkohshëm, por si një proces i vazhdueshëm në kuadër të formalizimit të ekonomisë. 

“Informaliteti dëmton bizneset, pastaj qeverinë që nuk mbledh të ardhura. Por, nuk duhet bërë aksioni me fushata, por në kohë të vazhdueshme. Nuk ka pse të fillojë në klumin e sezonit turistik”, tha Vathi.

Turizmi është evidentuar si një ndër sektorët me risk ku do të përqendrohen kontrollet e Hetimit Tatimor në terren.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, njoftoi se ka nisur puna me përfaqësuesit e platformës Booking për të formalizuar 1600 subjektet shqiptare të regjistruara në të, por jo në organet tatimore.

Shkarkoni aplikacionin e A2