Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Atentati në Vlorë, ndërron jetë një nga të plagosurit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 08:41 | Kronikë

Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal një nga personat e plagosur një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Në orët e para të mëngjesit, për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë shtetasi Arben Beqiraj. Beqiraj kishte marrë 6 plumba në trup dhe me gjithë përpjekjeve të mjekëve nuk mundi të mbijetojë. Në ngjarjen e djeshme në Vlorë mbetën të plagosur dhe i biri i viktimës, Ergest Beqiraj si dhe i afërmi i tyre Nesim Hodaj.

Arben Beqiraj dhe dy personat e tjerë u qëlluan me breshëri automatiku ndërsa qëndronin në lokalin e tyre në zonën e ish Plazhit të Vjetër. Dy persona të armatosur iu afruan lokalit të viktimës nga bregdeti me një makinë dhe qëlluan ndaj Beqirajt dhe të afërmve të tij. Më pas ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Pyllit të Sodës. Policia i identifikoi autorët e ngjarjes si E.Xh dhe Sh. L. dhe ngriti postblloqe për kapjen e tyre, por ende pa rezultat.

Sipas dëshmitarëve, dy grupet ishin konfliktuar më parë me njëri-tjetrin në mesditë dhe më pas dy autorët kanë shkuar për të marrë armët dhe u kthyen sërish në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për t’i pyetur mbi ngjarjen, kryesisht dëshmitarë okularë të cilët kanë ndihmuar mbi zbardhjen e dinamikës. Tashmë autorët janë shpallur në kërkim ndërsa vijon kërkimi në terren për arrestimin e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu