Bakaj synon të befasojë Torinon dhe të sfidojë Wolves

Kukësi nuk i’a doli dot të realizonte ëndrrën që të luante përballë Torinos në këtë edicion të Europa League.

Tashmë, skuadrën e Serie A italiane do ta sfidojë Elis Bakajn, me Shakter Soligorsk. Sulmuesi dhe ekipi i tij bjellorus do të provojnë të realizojnë surprizën e madhe, për të patur më pas shansin që të luajnë një tjetër duel të rëndësishëm.

Në fakt fituesi i këtij çifti në fazën “play off” do të luajë kundër Wolverhampton, gjithmonë nëse skuadra surprizë e edicionin e kaluar të Premier League, nuk do të befasohet në sfidën me Pjunik. Ky ishte verdikti i shortit të Europa League të hedhur në Nion, ku skuadrat e angazhuara në turin e tretë kualifikues janë njohur edhe me kundërshtarët e mundshëm të aktit final, drejt objektivit për të siguruar një biletë në fazën e grupeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2