Bëhet zyrtare, Nainggolan largohet nga Interi dhe rikthehet në “shtëpi”

Belgu Radja Nainggolan nuk është më një lojtari i Interit. Mesfushori është rikthyer në shtëpi, në Sardenjë, te skuadra e Cagliarit, atje ku ai e zbarkoi në Itali vite më parë.

Ka zgjatur vetëm një vit qëndrimi i tij në Milano dhe mund të konsiderohet një dështim i vërtetë, duke qenë se nuk arriti për asnjë moment të fitojë zemrat e tifozëve zikaltër.

Tashmë “Ninja” është rikthyer në shtëpi, te skuadra e Cagliarit, e cila mposhti edhe konkurrencën e skuadrës së Fiorentinës për të firmosur me mesfushorin belg.

Në anën tjetër, Interi është vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën e Conte-s me një tjetër sulmues dhe emrat janë: Vidal, Rakitic e Kevin Strootman.

Shkarkoni aplikacionin e A2