Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Caktohet data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 12:06 | Kosova
Caktohet data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të caktojë datën 22 gusht për mbledhjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Grupet parlamentare të PDK, LDK, AAK, NISMA u deklaruan njëzëri pro kësaj date.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj e cilësoi vendimin e Kryesisë për të mbajtur më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit, si veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës.

“Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, deklaroi Haradinaj.

Kjo situatë u krijua pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili u ftua për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë”, pas dorëheqjes së tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani