Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dekreti i 13 tetorit, PD: KQZ të zbatojë ligjin, mos t’i shërbejë Ramës

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 14:31 | Politikë
Dekreti i 13 tetorit, PD: KQZ të zbatojë ligjin, mos t’i

Partia Demokratike reagoi përmes një deklarate në lidhje me dekretin e Presidentit për 13 tetorin.

Sipas PD, i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

“Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.  Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.  PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, përfundon deklarata e PD.

Basha: Zgjidhja kalon nga politikanë me pranga në duar

Por Partia Demokratike është indiferente dhe ndaj 13 tetorit si datë e dekretuar nga Presidenti, Ilir Meta, për zgjedhje.

Lulzim Basha theksoi sot se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanët me pranga në duar! ‘’Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe pa ndëshkimin e politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale’’, shkruan Basha, duke përforcuar kushtet e Partisë Demokratike.

Basha akuzoi shefin e qeverisë për vjedhje të zgjedhjeve me krimin e organizuar, për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe oligarkët grabitqarë, siç shprehet kreu i opozitës.

Lulzim Basha reagoi në “Facebook” pas postimit te presidentit Meta, ku kritikonte kreun demokrat dhe kryeministrin Rama që duartrokasin fitoret respektive të zgjedhjeve të njëanshëm dhe bojkotit të 30 qershorit.

Të njëjtat mesazhe kreu demokrat i theksoi në takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore është detyra e parë për zgjedhje të lira e të ndershme, tha Basha në Krujë. Zgjedhjet nuk janë çështje datash, apo ik ti e të vij unë, por është beteja jetike për Shqipërinë europiane”, deklaroi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli