Fatura online, Konfindustria: Afati i zbatimit, i pamjaftueshëm për bizneset

Afati i fillimit të zbatimit të sistemit të ri elektronik në vitin 2020 është i pamjaftueshëm për bizneset. 
Ky është qëndrimi i Konfindustrisë lidhur me nismën e fundit të qeverisë, sipas të cilës, duke nisur nga viti i ardhshëm të gjithë bizneset do t’i deklarojnë faturat elektronikisht. 

Industrialistët shprehin shqetësimin mbi kategoritë e subjekteve që do të përfshihen në sistemin e ri, duke e cilësuar të papranueshme mungesën në relacionin e projektligjit të kostos që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit kjo nismë. 

Konfindustria vlerëson se bizneset duhet të njohin paraprakisht të gjitha kostot e plota financiare para nisjes së zbatimit të këtij projekti, që do të nisë fillimisht testimin te një pjesë e bizneseve në muajin tetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2